Departamenti

Kirurgji e Përgjithshme

Nga ndërhyrjet rutinë te operacionet komplekse të barkut, me ekip të specializuar dhe teknologji bashkëkohore.

Çfarë Trajtojmë

Gjendjet më të shpeshta.

Në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme trajtohen dhe realizohen një sërë ndërhyrjesh të zakonshme dhe të specializuara:

Kirurgjia endokrine

  • - Kirurgjia e tiroides
  • - Kirurgjia e paratiroides

Herniet

  • - Hernie inguinale
  • - Hernie umbilikale
  • - Hernie incizionale (laparocela)
  • - Hernie epigastrike
  • - Hernie femorale

Proktologjia

  • - Hemorroide
  • - Fissura anale
  • - Fistula anale
  • - Absces perianal
  • - Fistula coxigeale

Kirurgjia e tëmthit

  • - Cholecystectomia (heqja e fshikëzës së tëmthit)

Të gjitha ndërhyrjet kryhen pas vlerësimit të plotë klinik dhe diagnostik nga mjeku kirurg, sipas indikacioneve mjekësore dhe protokolleve përkatëse.

Procedurat Tona

Ndërhyrjet që kryejmë.

  • - Kirurgjia e tiroides - heqje e pjesshme ose totale e gjëndrës tiroide për trajtimin e noduseve, strumës ose tumoreve
  • - Kirurgjia e paratiroides - heqje e gjëndrave paratiroide në rast të hipersekretimit të hormonit të kalciumit
  • - Hernie inguinale - riparim kirurgjikal i hernies në zonën e ijes
  • - Hernie umbilikale - riparim i hernies në zonën e kërthizës
  • - Hernie incizionale (laparocela) - riparim i hernies në zonën e një plage të mëparshme operatore
  • - Hernie epigastrike - riparim i hernies në pjesën e sipërme të barkut
  • - Hernie femorale - riparim i hernies në zonën e kofshës
  • - Hemorroidet - heqje ose trajtim i venave të zgjeruara në zonën anale
  • - Fissura anale - trajtim kirurgjikal i çarjeve të dhimbshme në kanalin anal
  • - Fistula anale - mbyllje kirurgjikale e kanaleve jo normale pranë anusit
  • - Absces perianal - drenim i infeksionit të grumbulluar në zonën anale
  • - Fistula coxigeale - trajtim i kanalit infektiv në zonën e bishtit (koksiksit)
  • - Cholecystectomia - heqje kirurgjikale e fshikëzës së tëmthit, zakonisht për gurë ose inflamacion
Qasja Jonë

Pacienti në qendër.

Ekipi ynë punon multidisiplinare - kirurgu, anesteziologu, infermierët, dhe specialistë të tjerë bashkëpunojnë për të dhënë trajtimin më të mirë.

01

Konsulta paraoperatore

Vlerësim i plotë, ekzaminime nëse nevojiten.

02

Plani i ndërhyrjes

Diskutim i opsioneve, përfshirja juaj në vendim.

03

Ndërhyrja

Sipas standardeve të EU.

04

Rikuperimi

Monitorim, mjekim, dhe udhëzime.

05

Follow-up

Vizitat e kontrollit dhe ndjekja afatgjatë.

Doktorët

Ekipi i departamentit.

Dr. Artan Bodeci

Kirurg Onkolog · 32+ vite përvojë

Dr. Alma Llukaçi

Kirurgji e Përgjithshme / Onkologjike

Të gjithë doktorët
Pajisjet

Teknologji bashkëkohore.

Salla operatore

  • - Tavolinë kirurgjikale multifunksionale
  • - Sisteme ndriçimi kirurgjikal LED
  • - Monitorë vitalësh (EKG, tension arterial, oksigjenim)
  • - Aparaturë anestezie me monitorim të avancuar

Instrumente dhe pajisje kirurgjikale

  • - Sete instrumentesh kirurgjikale sterile për ndërhyrje të ndryshme
  • - Elektrokauter (bipolar & monopolar) për ndalimin e gjakderdhjes
  • - Aspirator kirurgjikal
  • - Pajisje për hemostazë dhe sutura

Sterilizim dhe kontroll infeksioni

  • - Autoklava për sterilizimin e instrumenteve
  • - Sisteme sterilizimi me standarde spitalore
  • - Pajisje për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve spitalore

Monitorim dhe kujdes post-operativ

  • - Monitorë të vazhdueshëm të pacientit
  • - Sisteme oksigjeni dhe ventilimi
  • - Pajisje për infuzione dhe terapi intravenoze

Të gjitha pajisjet përdoren sipas protokolleve ndërkombëtare të sigurisë dhe sterilitetit.

Sigurimet

Sigurimet që mbulojnë.

Të 4 sigurimet kryesore mbulojnë procedurat tona: Intersig, Albsig, SIGAL dhe Sicred.

Mëso më shumë për sigurimet
Logo Intersig
Logo Albsig
Logo SIGAL
Logo Sicred
Çfarë të Prisni

Konsulta e parë me ne.

  • - Vlerësim i plotë i historikut dhe simptomave
  • - Ekzaminim fizik
  • - Diskutim i opsioneve të trajtimit
  • - Plan paraprak dhe afat kohor
  • - Përgjigje pyetjeve tuaja
Pyetje të Shpeshta

FAQ e departamentit.

A është gjithmonë i nevojshëm operacioni?

Jo gjithmonë. Shumë gjendje fillimisht trajtohen me mjekim ose ndjekje klinike. Operacioni rekomandohet vetëm kur është i domosdoshëm ose kur trajtimet e tjera nuk janë efektive.

Sa kohë zgjat rikuperimi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale?

Varet nga lloji i operacionit. Ndërhyrjet e vogla mund të kërkojnë disa ditë rikuperim, ndërsa operacionet më të mëdha disa javë. Mjeku jep udhëzime specifike për çdo rast.

A janë ndërhyrjet kirurgjikale të dhimbshme?

Ndërhyrjet kryhen nën anestezi, ndaj gjatë operacionit pacienti nuk ndjen dhimbje. Pas operacionit mund të ketë pak shqetësim, i cili menaxhohet me medikamente kundër dhimbjes.

A pranoni pacientë ndërkombëtarë?

Po. Kontaktoni koordinatorin për detaje logjistike.

Çfarë sigurimi pranoni?

Intersig, Albsig, SIGAL, Sicred. Pa sigurim: kosto sipas tarifës.

Konsulta juaj fillon këtu.

Rezervoni një konsultë me specialistët tanë.