Departamenti

Kirurgji Gjinekologjike

Kujdes i specializuar për shëndetin e gruas - nga diagnoza te ndërhyrjet komplekse.

Çfarë Trajtojmë

Gjendjet gjinekologjike.

Në kirurgjinë gjinekologjike trajtohen një sërë gjendjesh që lidhen me organet riprodhuese femërore:

Fibromat uterine (miomat)

Tumore beninje të mitrës që mund të shkaktojnë gjakrrjedhje, dhimbje ose infertilitet.

Kistet ovariane

Formacione të mbushura me lëng në vezore që mund të kërkojnë heqje kirurgjikale.

Endometrioza

Rritje e indit endometrial jashtë mitrës që shkakton dhimbje dhe probleme fertiliteti.

Polipet uterine

Rritje të vogla në mukozën e mitrës që mund të shkaktojnë gjakrrjedhje jo normale.

Prolapsi i organeve pelvike

Rënia e mitrës ose organeve të tjera pelvike që trajtohet kirurgjikisht në raste të avancuara.

Shtatzënia ektopike

Implantim i shtatzënisë jashtë mitrës që kërkon ndërhyrje urgjente.

Kirurgjia gjinekologjike plastike (rekonstruktive)

Rikonstruksion i strukturave intime femërore për funksion dhe estetikë, trajtim i relaksimit vaginal pas lindjeve, rikonstruksion i perineumit dhe korrigjime pas traumave obstetrikale.

Trajtimi përcaktohet gjithmonë pas vlerësimit klinik dhe ekzaminimeve gjinekologjike të specializuara.

Procedurat Tona

Ndërhyrjet që kryejmë.

  • - Histerektomi - heqje e mitrës për sëmundje si fibromat, gjakrrjedhjet ose patologji të tjera
  • - Heqje e kisteve ovariane - heqje kirurgjikale e kisteve në vezore, duke ruajtur sa më shumë indin normal
  • - Ooforektomi - heqje e një ose të dy vezoreve në raste të caktuara patologjike
  • - Salpingektomi - heqje e një ose të dy tubave fallopiane për infeksione ose shtatzëni ektopike
  • - Histeroskopi operative - ndërhyrje brenda mitrës për heqjen e polipeve, septumeve ose trajtimin e problemeve intrauterine
  • - Serklazhi i qafës së mitrës - vendosje qepjeje në qafën e mitrës për të parandaluar lindjen e parakohshme
  • - Konizimi i qafës së mitrës - heqje e një pjese të qafës së mitrës për diagnostikim dhe trajtim të lezioneve parakanceroze (CIN)
  • - Kirurgji gjinekologjike plastike - rikonstruksion dhe korrigjim i strukturave intime për funksion dhe/ose estetikë
Qasja Jonë

Pacienti në qendër.

Ekipi ynë punon multidisiplinare - kirurgu, anesteziologu, infermierët, dhe specialistë të tjerë bashkëpunojnë për të dhënë trajtimin më të mirë.

01

Konsulta paraoperatore

Vlerësim i plotë, ekzaminime nëse nevojiten.

02

Plani i ndërhyrjes

Diskutim i opsioneve, përfshirja juaj në vendim.

03

Ndërhyrja

Sipas standardeve të EU.

04

Rikuperimi

Monitorim, mjekim, dhe udhëzime.

05

Follow-up

Vizitat e kontrollit dhe ndjekja afatgjatë.

Doktorët

Ekipi i departamentit.

Dr. Euglent Hoxha

Kirurg Onko-Gjinekolog · 32+ vite përvojë

Dr. Klaudia Karaj

Obstetër-Gjinekologe

Të gjithë doktorët
Pajisjet

Teknologji bashkëkohore.

Departamenti përdor pajisje dhe instrumente sipas standardeve bashkëkohore të sigurisë dhe sterilitetit. Për detaje specifike, kontaktoni ekipin tonë.

Sigurimet

Sigurimet që mbulojnë.

Të 4 sigurimet kryesore mbulojnë procedurat tona: Intersig, Albsig, SIGAL dhe Sicred.

Mëso më shumë për sigurimet
Logo Intersig
Logo Albsig
Logo SIGAL
Logo Sicred
Çfarë të Prisni

Konsulta e parë me ne.

  • - Vlerësim i plotë i historikut dhe simptomave
  • - Ekzaminim fizik
  • - Diskutim i opsioneve të trajtimit
  • - Plan paraprak dhe afat kohor
  • - Përgjigje pyetjeve tuaja
Pyetje të Shpeshta

FAQ e departamentit.

A janë këto ndërhyrje të dhimbshme?

Jo. Ndërhyrjet kryhen nën anestezi, ndaj gjatë procedurës pacientja nuk ndjen dhimbje. Pas operacionit mund të ketë shqetësim të lehtë, i cili menaxhohet me trajtim medikamentoz.

Sa kohë zgjat rikuperimi pas një ndërhyrjeje gjinekologjike?

Varet nga lloji i procedurës. Ndërhyrjet minimale invazive kanë rikuperim më të shpejtë, ndërsa operacionet e hapura kërkojnë më shumë kohë pushimi dhe ndjekje mjekësore.

A ndikon kirurgjia gjinekologjike në fertilitet?

Efekti varet nga lloji i ndërhyrjes dhe diagnoza specifike. Diskutohet individualisht me mjekun gjatë konsultës.

A pranoni pacientë ndërkombëtarë?

Po. Kontaktoni koordinatorin për detaje logjistike.

Çfarë sigurimi pranoni?

Intersig, Albsig, SIGAL, Sicred. Pa sigurim: kosto sipas tarifës.

Konsulta juaj fillon këtu.

Rezervoni një konsultë me specialistët tanë.