Kirurgji Onkologjike
Kujdes onkologjik i specializuar - me njerëzore para çdo gjëje. Trashëgimia e Prof. Dr. Agim Karaj.
Specialiteti ynë historik.
Tumoret e gjirit
Masa beninje dhe malinje të gjirit që kërkojnë heqje kirurgjikale dhe stadifikim.
Kanceret e traktit gastrointestinal
Tumore të stomakut, zorrës së trashë dhe rektumit që trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale onkologjike.
Tumoret e lëkurës
Melanoma dhe karcinoma të lëkurës që kërkojnë heqje të gjerë kirurgjikale.
Tumoret e tiroides
Noduse ose kancer i tiroides që trajtohet me heqje të pjesshme ose totale të gjëndrës.
Tumoret e indeve të buta
Sarkoma dhe masa të tjera në muskuj, yndyrë dhe inde lidhëse.
Tumoret gjinekologjike
Kancer i qafës së mitrës, vezoreve dhe mitrës që kërkon trajtim kirurgjikal të specializuar.
Llojet e kancerit më të trajtuara
- 1. Kanceri i gjirit - një nga format më të shpeshta të kancerit tek gratë, që trajtohet me kirurgji konservuese ose mastektomi
- 2. Kanceri i lëkurës (përfshirë melanomën) - trajtohet me heqje të gjerë kirurgjikale dhe, në disa raste, me diseksion të nyjeve limfatike
- 3. Kanceri i tiroides - shpesh ka prognozë të mirë dhe trajtohet me heqje të pjesshme ose totale të gjëndrës tiroide
Ndërhyrjet që kryejmë.
- - Mastektomia - heqja kirurgjikale e pjesshme ose totale e gjirit për trajtimin e kancerit të gjirit
- - Lumpektomia (kirurgji konservuese e gjirit) - heqja e tumorit të gjirit duke ruajtur sa më shumë ind të shëndetshëm
- - Mastektomia me diseksion të nyjeve limfatike - heqja e gjirit së bashku me nyjet limfatike për vlerësim të përhapjes së sëmundjes
- - Tiroidectomia onkologjike - heqja e pjesshme ose totale e tiroides në rastet e kancerit të gjëndrës
- - Kolektomia - heqja e një pjese ose e gjithë zorrës së trashë për trajtimin e kancerit kolorektal
- - Excizion i melanomës - heqja e gjerë e lezionit të melanomës së lëkurës me margjina sigurie
- - Excizion i tumoreve të indeve të buta - heqja kirurgjikale e masave të dyshimta në muskuj dhe inde lidhëse
- - Limfadenektomia - heqja e nyjeve limfatike për stadifikim dhe kontroll të përhapjes së kancerit
Pacienti në qendër.
Ekipi ynë punon multidisiplinare - kirurgu, anesteziologu, infermierët, dhe specialistë të tjerë bashkëpunojnë për të dhënë trajtimin më të mirë.
Konsulta paraoperatore
Vlerësim i plotë, ekzaminime nëse nevojiten.
Plani i ndërhyrjes
Diskutim i opsioneve, përfshirja juaj në vendim.
Ndërhyrja
Sipas standardeve të EU.
Rikuperimi
Monitorim, mjekim, dhe udhëzime.
Follow-up
Vizitat e kontrollit dhe ndjekja afatgjatë.
Trashëgimia e Prof. Karaj.
Kirurgjia onkologjike te Amavita është themeluar nga Prof. Dr. Agim Karaj - i specializuar te Institut Gustave Roussy (Paris) dhe i njohur për ndërhyrje të rralla në kancerin e lëkurës, melanomës, dhe rindërtimin e fytyrës.
Ekipi i tij vazhdon misionin që ai filloi: kujdes onkologjik nga një ekip i specializuar.
Lexo më shumë →Ekipi i departamentit.
Dr. Artan Bodeci
Kirurg Onkolog · 32+ vite përvojë
Dr. Euglent Hoxha
Kirurg Onko-Gjinekolog · 32+ vite përvojë
Dr. Alma Llukaçi
Kirurgji e Përgjithshme / Onkologjike
Teknologji bashkëkohore.
Departamenti përdor pajisje dhe instrumente sipas standardeve bashkëkohore të sigurisë dhe sterilitetit. Për detaje specifike, kontaktoni ekipin tonë.
Sigurimet që mbulojnë.
Të 4 sigurimet kryesore mbulojnë procedurat tona: Intersig, Albsig, SIGAL dhe Sicred.
Mëso më shumë për sigurimet →Konsulta e parë me ne.
- - Vlerësim i plotë i historikut dhe simptomave
- - Ekzaminim fizik
- - Diskutim i opsioneve të trajtimit
- - Plan paraprak dhe afat kohor
- - Përgjigje pyetjeve tuaja
FAQ e departamentit.
A do të thotë operacioni onkologjik që kam kancer në fazë të avancuar?
Jo domosdoshmërisht. Kirurgjia onkologjike përdoret si për diagnozë dhe trajtim në faza të hershme, ashtu edhe në raste më të avancuara, në varësi të llojit të tumorit dhe stadit të sëmundjes.
A është e mjaftueshme vetëm kirurgjia për trajtimin e kancerit?
Në disa raste po, por shpesh kirurgjia kombinohet me trajtime të tjera si kimioterapia, radioterapia ose terapitë e targetuara, për rezultate më të mira dhe ulje të rrezikut të rikthimit.
Sa është periudha e rikuperimit pas një ndërhyrjeje onkologjike?
Varet nga lloji i operacionit dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Ndërhyrjet më të vogla kanë rikuperim më të shpejtë, ndërsa operacionet e mëdha kërkojnë javë deri muaj ndjekje dhe rehabilitim.
A pranoni pacientë ndërkombëtarë?
Po. Kontaktoni koordinatorin për detaje logjistike.
Çfarë sigurimi pranoni?
Intersig, Albsig, SIGAL, Sicred. Pa sigurim: kosto sipas tarifës.



