Kirurgji Vaskulare
Trajtim modern i variçeve dhe i çrregullimeve vaskulare - opsione minimalisht invazive.
Gjendjet vaskulare.
Varicet (venat varikoze)
Zgjerim dhe deformim i venave sipërfaqësore të këmbëve që shpesh shoqërohen me dhimbje dhe ndjesi djegieje.
Telangiektazitë (venat e holla "spider veins")
Enë gjaku shumë të vogla të zgjeruara, kryesisht problem estetik, por ndonjëherë edhe funksional.
Tromboza venoze sipërfaqësore
Formim i mpiksjeve të gjakut në venat sipërfaqësore, me dhimbje dhe skuqje lokale.
Ulçerat venoze
Plagë kronike në këmbë që shfaqen si pasojë e qarkullimit të dobët venoz.
Pacienti në qendër.
Ekipi ynë punon multidisiplinare - kirurgu, anesteziologu, infermierët, dhe specialistë të tjerë bashkëpunojnë për të dhënë trajtimin më të mirë.
Konsulta paraoperatore
Vlerësim i plotë, ekzaminime nëse nevojiten.
Plani i ndërhyrjes
Diskutim i opsioneve, përfshirja juaj në vendim.
Ndërhyrja
Sipas standardeve të EU.
Rikuperimi
Monitorim, mjekim, dhe udhëzime.
Follow-up
Vizitat e kontrollit dhe ndjekja afatgjatë.
Opsione minimalisht invazive.
Trajtimi i variceve realizohet edhe me metoda moderne, minimale invazive. Zgjedhja e metodës përcaktohet nga mjeku specialist vaskular, pas ekzaminimit me Doppler venoz dhe vlerësimit të gjendjes së pacientit.
Trajtim me laser
Metodë moderne, minimale invazive.
Radiofrekuencë
Metodë moderne, minimale invazive.
Skleroterapi
Metodë moderne, minimale invazive.
Operacion klasik
Kur nevojitet.
Çmimi: ofertë e personalizuar pas konsultës - 069 336 0681.
Ekipi i departamentit.
Dr. Ioannis Vlachakis
Kirurgji Vaskulare
Teknologji bashkëkohore.
Departamenti përdor pajisje dhe instrumente sipas standardeve bashkëkohore të sigurisë dhe sterilitetit. Për detaje specifike, kontaktoni ekipin tonë.
Sigurimet që mbulojnë.
Të 4 sigurimet kryesore mbulojnë procedurat tona: Intersig, Albsig, SIGAL dhe Sicred.
Mëso më shumë për sigurimet →Konsulta e parë me ne.
- - Vlerësim i plotë i historikut dhe simptomave
- - Ekzaminim fizik
- - Diskutim i opsioneve të trajtimit
- - Plan paraprak dhe afat kohor
- - Përgjigje pyetjeve tuaja
FAQ e departamentit.
A janë varicet vetëm problem estetik apo edhe shëndetësor?
Varicet nuk janë vetëm estetike; ato shpesh tregojnë probleme të qarkullimit venoz dhe mund të shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe komplikacione nëse nuk trajtohen.
A është e dhimbshme ndërhyrja për varicet?
Shumica e procedurave moderne për varicet (si laser, radiofrekuencë ose skleroterapi) janë minimale invazive dhe kryhen me anestezi lokale, duke shkaktuar vetëm shqetësim të lehtë.
A mund të rikthehen varicet pas trajtimit?
Në disa raste mund të shfaqen vena të reja me kalimin e kohës, por ndjekja mjekësore, kompresioni dhe kujdesi i duhur ndihmojnë në uljen e rrezikut të rikthimit.
A pranoni pacientë ndërkombëtarë?
Po. Kontaktoni koordinatorin për detaje logjistike.
Çfarë sigurimi pranoni?
Intersig, Albsig, SIGAL, Sicred. Pa sigurim: kosto sipas tarifës.



