Pyetjet që bëhen më shpesh.
Rezervim
Si bëhet rezervimi i konsultës?
Përmes formularit online, telefonit (+355 69 336 0681), ose direkt te recepsioni.
Sa zgjat të kontaktohem pas formularit?
Brenda 24 orësh në ditët e punës.
A mund të zgjedh doktorin?
Po. Specifikoni doktorin te formulari.
Sigurime
Cilat sigurime pranoni?
Intersig, Albsig, SIGAL, Sicred.
A mbulohet kirurgjia estetike?
Zakonisht jo, përveç ndërhyrjeve rikonstruktive post-traumë ose post-onkologjike.
Pagesë direkte apo rimbursim?
Varet nga sigurimi specifik. Shih /per-pacientet/sigurimet/.
Pagesa
Çfarë metodash pagese pranoni?
Para të gatshme, kartë krediti/debiti, transfertë bankare.
A ka mundësi për pagesë me këste?
Për procedura të mëdha, po - diskutohet rast pas rasti.
Procedurat
Sa kohë qëndroj pas operacionit?
Varet nga procedura. Diskutohet në konsultën paraoperatore.
A pranoni pacientë ndërkombëtarë?
Po. Për procedura estetike, shih /estetika/. Për të tjera, kontaktoni koordinatorin.
Përgjithshme
Cila është adresa?
Rruga Pjetër Budi, Tiranë (përballë Institutit të Kulturës Italiane).
A ka parking?
Për detaje mbi parkimin, kontaktoni recepsionin në 069 336 0681.
Cili është orari juaj? A keni urgjencë?
Spitali ofron shërbim çdo ditë të javës, nga e hëna deri të dielën. Konsulta dhe vizita kryhen me termin të rezervuar paraprakisht në 069 336 0681. Spitali nuk ofron shërbim urgjence (ER); për raste specifike urgjente kontaktoni paraprakisht për koordinim me stafin mjekësor. Pacientët pas ndërhyrjes kanë numra të dedikuar asistence pas-operatore, të disponueshëm 24/7 sipas rastit.