Estetikë &
Kirurgji Plastike.
Procedura estetike dhe plastikë rikonstruktive - me paketa të dedikuara për pacientët ndërkombëtarë.
Dy targete, dy rrugë.
Konsultë e thjeshtë.
Konsultë, procedurë, follow-up. Pa ndërmjetës, pa kompleksitet.
Rezervo Konsultë →Paketa all-inclusive.
Koordinator në gjuhën tuaj, hotel, transferim, dhe kujdes i plotë para & pas procedurës.
Shih paketat te /estetika/ →Ndërhyrjet tona.
Ofrojmë një gamë të gjerë procedurash estetike dhe plastike, nga ndërhyrjet e fytyrës e të gjirit deri te trajtimet jo-kirurgjikale. Shihni listën e plotë me detaje për secilën.
- - Rinoplastika
- - Mamoplastika (zmadhim, zvogëlim, lifting)
- - Liposuction
- - Lifting i fytyrës
- - Abdominoplastika
- - ...dhe më shumë
FAQ e departamentit.
A është konsulta online vërtet falas?
Po, plotësisht. Pa angazhim, pa pagesë. Synimi është që ju të kuptoni nëse procedura është e duhura për ju dhe nëse Amavita është vendi i duhur.
Çfarë gjuhe flasin kirurgët?
Kirurgët tanë komunikojnë në shqip, anglisht dhe frëngjisht. Për gjuhët e tjera, përkthyesi juaj është gjithmonë i pranishëm - gjatë konsultës, paraoperatorit dhe rikuperimit.
Sa ditë duhet të qëndroj në Tiranë?
Varet nga procedura. Procedurat e shkurtra (Botox, blefaroplastikë e thjeshtë): 3-4 ditë. Procedurat më të mëdha (rinoplastikë, mamoplastikë): rreth 7 ditë. Ndërhyrjet komplekse (facelift, kombinime): 10-14 ditë.
A mund të vij me një shoqërues?
Patjetër. Te paketat Essential dhe Complete, shoqëruesi paguan akomodimin shtesë. Te paketa VIP, akomodimi i shoqëruesit është falas.
A janë çmimet publike?
Për procedurat individuale jo - çdo rast personalizohet (lloji, kompleksiteti, anestezia, ekzaminimet, qëndrimi), ndaj oferta jepet pas konsultës falas. Paketat all-inclusive kanë çmime publike.
Si paguhet?
Për ndërhyrjet e planifikuara mund të kërkohet depozitë paraprake për konfirmimin e rezervimit - shuma dhe afatet komunikohen gjatë planifikimit. Pranojmë kartë bankare, cash dhe transfertë bankare (kur është e aplikueshme).