Nga klikimi i parë, deri te kthimi në shtëpi.
Udhëzuesi i plotë për pacientët ndërkombëtarë: 8 hapa të thjeshtë, gjithçka e organizuar.
Tetë hapa, asnjë surprizë.
Formulari & konsulta online
Plotësoni formularin, dërgoni foto. Brenda 24 orësh: koordinatori juaj në gjuhën tuaj ju thërret. Video-call me kirurgun.
Plani & oferta
Plani i detajuar + ofertë përfundimtare brenda 48 orësh. Pa surpriza, pa kosto të fshehura.
Rezervimi & udhëtimi
Depozitë paraprake për konfirmimin e rezervimit (shuma komunikohet gjatë planifikimit); koordinatori organizon hotel + transferim + përkthyes. Ju merrni vetëm biletën e avionit.
Mbërritja në Tiranë
Koordinatori ju pret te aeroporti. Transferim te hoteli, vendosja, orientim i shkurtër.
Konsulta paraoperatore
Vlerësim final me kirurgun, analizat e nevojshme, marrja e pëlqimeve. Përgatitja për ndërhyrjen.
Ndërhyrja
Sipas planit të diskutuar. Anesteziolog mjekësor, sallë spitalore, ekip i plotë. Pas ndërhyrjes: monitorim në dhomë private.
Rikuperimi në Tiranë
Sipas paketës. Vizita kontrolli, kujdes infermieror (VIP), wellness (Complete/VIP). Koordinatori mbetet pranë jush.
Kthimi & follow-up
Vizitë e fundit kontrolli, transferim te aeroporti. Follow-up nga distanca në 7, 30, 60 ditë.
Politika e pagesës.
- Pagesa kryhet në recepsionin e Spitalit Amavita: kartë bankare, cash ose transfertë bankare (kur është e aplikueshme)
- Për disa ndërhyrje të planifikuara mund të kërkohet depozitë paraprake për konfirmimin e rezervimit
- Shuma e depozitës dhe afatet e pagesës komunikohen gjatë planifikimit të procedurës
Për çdo pyetje mbi pagesat, rezervimet ose politikat administrative: 069 336 0681.
Nëse nuk mund të udhëtoni.
- Njoftoni spitalin sa më herët, që termini të riplanifikohet sipas disponueshmërisë
- Çdo kërkesë për rimbursim shqyrtohet individualisht, sipas fazës së planifikimit dhe shërbimeve të kryera deri në atë moment
- Nëse procedura nuk është realizuar, stafi administrativ ju informon për kushtet e rimbursimit ose transferimit të pagesës në një datë tjetër
- Garancia: procedurat kryhen sipas standardeve profesionale dhe protokolleve mjekësore; rezultatet varen nga karakteristikat individuale të çdo pacienti, ndaj nuk mund të garantohet një rezultat estetik ose klinik specifik
Qëndrimi juaj i organizuar.
Secila paketë përfshin akomodim të përzgjedhur sipas nivelit, në qendër të Tiranës. Rezervimin e kryen koordinatori, bashkë me transferimet.
Aeroport, hotel, klinikë - gjithçka e organizuar.
Gjithmonë në gjuhën tuaj.
Përkthyesi juaj i dedikuar është i pranishëm gjatë konsultës, paraoperatorit, ndërhyrjes, dhe rikuperimit. Gjuhët e ofruara: anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht.
Lista juaj e përgatitjes.
- Pasaportë e vlefshme (e detyrueshme për të gjithë pacientët ndërkombëtarë)
- Vizë - vetëm për shtetas të vendeve që kërkojnë vizë për hyrje në Shqipëri
- Sigurim udhëtimi dhe shëndetësor ndërkombëtar (i rekomanduar)
- Raporte mjekësore të mëparshme dhe rezultate analizash laboratorike
- Imazheri (CT, MRI, EKO, radiografi), nëse disponohet
- Lista e medikamenteve që përdorni aktualisht
- Veshje të rehatshme dhe karikues për pajisjet
Për pacientët ndërkombëtarë.
Pasaporta e vlefshme është e detyrueshme për të gjithë pacientët ndërkombëtarë. Viza nevojitet vetëm për shtetas të vendeve që e kërkojnë për hyrje në Shqipëri; shtetasit e disa vendeve hyjnë pa vizë për qëndrime afatshkurtra, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Rekomandohet sigurim udhëtimi dhe shëndetësor ndërkombëtar. Dokumentet mjekësore (raporte, analiza, imazheri, lista e medikamenteve) ndihmojnë ekipin për vlerësim të saktë para mbërritjes. Për koordinim paraprak: 069 336 0681.
Hapi i parë është gjithmonë i lehtë.
Plotësoni formularin. Brenda 24 orësh koordinatori juaj ju kontakton. Konsulta është falas.
Ose telefononi direkt: +355 69 336 0681 (EN, IT, FR, SQ)